Kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu garon edhe për një mandat

Shpërndaje

Kryetari aktual i Zhelinës, Blerim Sejdiu do të kërkojë sërish votën e banorëve edhe për një mandat.

Këtë e kanë bërë të ditur nga Lëvizja Besa, ku thonë se Sejdiu ka marrë pëlqimin e Degës së Lëvizjes Besa në Zhelinë.

“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes BESA, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi u mbajt Kuvendi themelues i degës së Zhelinës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Suad Alilin si dhe kryesinë e degës. Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kryetari aktual i komunës Blerim Sejdiu të garoj edhe për një mandat”, thuhet në njoftim.