Shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit

Shpërndaje

Një shpërthim ka ndodhur sot jashtë aeroportit të Kabulit, ku ushtria amerikane është duke evakuar bashkëpunëtorët e saj nga Afganistani.

Lajmin e ka konfirmuar Pentagoni ndërsa kanë thënë se nuk dihet nëse ka viktima nga ky shpërthim transmeton Zeri.info.

“Mund të konfirmojmë se ka pasur shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Nuk dihet nëse ka viktima dhe të lënduar. Ne do të japim detaje shtesë posa të kemi mundësi”, ka shkruar zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një postim në Twitter.

Gjatë ditës Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore i paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen menjëherë nga zonat përreth aeroportit të Kabulit, për shkak të kërcënimeve për një sulm terrorist. /Zëri