Situata shqetësuese në Tetovë, 5 viktima nga Covid 19 gjatë 24 orëve të fundit

Shpërndaje

Pesë persona kanë vdekur në Tetovë gjatë 24 orëve të fundit konfirmuan autoritetet e spitalit për Tetovasot. Ata thanë se situata me Covid 19 vazhdon të mbetet shqetësuese duke apeluar për respektim të masave dhe vaksinim masiv.

Poashtu nga Spitali thanë se gjithsej të hospitalizuar janë 124 pacientë prej të cilëve të vaksinuar me një dozë janë 6 dhe po aq të vaksinuar me dy doza. Pacientë me oksigjen janë 123 dhe një në respirator kurse 175 ambulanta ditore me numrin e përgjithshëm prej 299 personave.