Sonte arrijnë afganët e parë në Kosovë

Shpërndaje

Sonte pritet që të mbërrijnë afganët e parë në Kosovë pas situatës së krijuar atje, ku talibanët e morën kontrollin mbi Afganistan.

Klankosova.tv nga burimet e saj merr vesh se afganët do të mbërrijnë në 20:45 në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në pritjen e tyre pritet që të marrë pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kreu i Qeverisë, Albin Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pati thënë se Kosova ka kapacitet që të strehojë deri në 2 mijë afganë.