Policia e Tetovës prangos një polic për dr*ogë

Shpërndaje

Në një operacion anti dr*ogë të zhvilluar nga policia e Tetovës, sot në rrjetën e saj ka rënë edhe një koleg polic. Sipas të dhënave nga Alsat, aksioni policor kishte një qendër përdorues dhe shpërndarës të lëndëve nar*kotike, por gjatë këtij operacioni, një koleg i tyre ka tentuar arratisjen. Pas kapjes së tij, u vërtetua se polici posedonte lëndë nar*kotike.

Arrestimi dhe shoqërimi i kolegut polic u bë në pikën e pagesës rrugore në Gostivar.

Ende nuk bëhen të ditura inicialet e policit që u kap me dr*ogë dhe as sasia e lëndës nar*kotike.

Mësohet gjithashtu se disa persona të tjerë janë kapur në këtë operacion i zhvilluar gjatë orëve të pasdites.