Në listën botërore të rangimit për cilësi prijnë universitetet shtetërore, i Tetovës, Tiranës dhe i Prishtinës

Shpërndaje

Nga webomatric institucione që bën evoluimin dhe renditjen e universiteteve në botë dominojnë universitetet Amerikane, në 20 universitetet e para janë 18 amerikane ku prinë universiteti i Harvardit dhe dy universitete Britaneze, njofton ALBAZONE-MEDIA.

Sa i përket universiteteve shqipfolëse dukshëm më i miri është universiteti i Prishtinës i cili renditet i 2 776 në botë, pastaj vjen universiteti i Tiranës me numër 4735 dhe i treti vjen universiteti i Tetovës me numër 4912. Renditja e universiteteve shqiptare ka rritje të cilësisë dhe punës së universiteteve, veçuar universitetin e Prishtinës i cili në renditje ka qëndruar mire universiteti i Tiranës dhe i Tetovës kanë ecur mire të cilët ishin në pozita inferiore para 5 vitesh dhe kishin pozicionet e radhitura diku mbi numrin 10 mijë në rang listë, largimi i politikave ditore nga universitetet jep impakt në cilësi dhe zhvillim.

Universiteti Nënë Tereza nuk njihet ende si universitet i cili nuk ekziston në rang listën e universiteteve në botë dhe është kontestues puna e këtij universiteti i cili nuk njihet, duke ndjekur zhvillimet e këtij universiteti kemi plot skandale dhe dominon politika ditore e partisë politike në pushtet në Maqedoninë e veriut.

Nga Universitete dhe kolegjet Private qëndrojnë mirë Universiteti i Evropës juglindore në Tetovë, Kolegji për Biznes dhe teknologji UBT Prishtinë, kolegji AAB Prishtinë dhe Universiteti Epoka në Tiranë./ALBAZONE-MEDIA/

Rang lista e Universiteteve botëore: Kliko KËTU