Publikohet video tronditëse: Fëmija rrëzohet nga motori, ai i bie me shkelma

Shpërndaje

Është nga ato videot që e shikon dhe e shikon përsëri dhe me të vërtetë nuk e beson se mund të ketë prindër të tillë.

Videoja tregon një baba i cili shkelmon në rrugë fëmijën e tij në rrugë pse ai ra nga motori.

Kërkuan të përfshihen në Pakon e Qeverisë: Zemaj i quan “rrugaçë” inspektorët shëndetësorë, njërin nga ta e kap për krahu
Incidenti ndodhi në qytetin Yichang në provincën Hubei të Kinës në 16 tetor dhe videoja me sa duket u mor nga një shofer i një automjeti pas motoçikletës.

Videoja tregon vajzën e vogël që bie nga motoçikleta, ndërsa babai i tij vazhdon udhëtimin e tij.

Pastaj e vogla vrapon e trembur në autostradë për ta kapur dhe në një moment babai ndalet në të djathtë dhe për habinë e të gjithëve, në vend që ta përqafojë dhe qetësojë atë ai e shkelmon atë.