Zaev: Evropa në vend do të thotë jetë më e mirë për çdo qytetar të Maqedonisë së Veriut

Shpërndaje

Dhjetë prioritetet nga Aksioni 21 – Standardet evropiane në vend janë parimet dhe angazhimi ynë që do të na udhëheqin vitin e ardhshëm, njoftoi kryeministri Zoran Zaev në Fejsbuk, duke theksuar se “Evropa në vend” do të thotë një jetë më e mirë për çdo qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

Sipas Zaevit, përmbushja e këtyre 10 prioriteteve do të jetë motiv i Qeverisë për të punuar dhe vazhduar me zbatimin e standardeve evropiane në çdo qelizë të shoqërisë sonë.

“Evropa në shtëpi do të thotë një jetë më e mirë për çdo qytetar maqedonas, për çdo person të vetëm që jeton në Maqedoninë e Veriut. Lexoni më shumë rreth 10 prioriteteve për vitin 2021 në vlada.mk/akcija21″, deklaroi kryeministri Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.