Jashari: Dikur prindërit bashkë për çlirim, sot Ne bashkë për zhvillim ekonomik

Shpërndaje

Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari sot ka prezantuar kandidatin me numrin 3 dhe asambleistin e ardhshëm, Besnik M Ahmeti, djali i heroit të kombit, dëshmorit të Lirisë, ushtarit të ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant Malush Ahmeti, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Postimi i plotë:

Dikur prindërit bashkë për çlirim, sot Ne bashkë për zhvillim ekonomik

Besnik M Ahmeti, djali i heroit të kombit, dëshmorit të Lirisë, ushtarit të ditëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandant Malush Ahmeti, është kandidati me numrin 3 dhe asambleisti i ardhshëm i listës sonë të pavarur në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Si djal dëshmori Besniku ka trashëguar atdhedashurinë, përkushtimin dhe vendosmerinë e babait për t’i shërbyer vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Me Besnikun e shumë të rinj tjerë do të jetësojmë idealin tonë dhe të brezave të tërë për zhvillim ekonomik e mirëqenie për të gjithë.

Besniku do të jetë zë i fuqishëm dhe përfaqësues i denjë për Rezallën, të rinjtë dhe Skenderajn në përgjithësi.

Na priftë e mbara Besnik!

Ideal për Skenderajn!