Haradinaj: Rishikimi i kufirit me Malin e Zi shumë shpejt

Shpërndaje

Kryeministri bëri këtë të ditur me anë të një shkrimi në Facebook Demarkimi i kufirit me Malin e Zi ishte një proces i vështirë e që mezi kaloi në Kuvend, pasi besohej që nuk do të rishikohej më kufiri pas demarkimit. Kryeministri Ramush Haradinaj ishte zotuar se kjo do të ndodhte në një kohë të përshtatshme. Sot me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se komisionet ndërshtetërore do të takohen për rishikimin e demarkacionit në drejtim të Kullës dhe Çakorrit, shkruan rtv21.tv. “Kosova dhe Mali i Zi janë gati të formojnë komisionet për rishikimin e demarkimit të kufirit më drejtim të Kullës dhe Çakorrit. Edhe gjatë Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Poznan, me kryeministrin e Malit të Zi rikonfirmuam dakordimin që komisionet të fillojnë punën në afat optimal dhe që së shpejti të hapet një pikë kufitare në Çakorr dhe Kullë.”, ka shkruar kryeministri në Facebook. Ai ka falënderuar homologun e tij malazez Dusko Markovic për qasjen konstruktive dhe vullnetin për fuqizimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona./21Media