Banka Popullore i hapi rrugë “PayPal” për pranim të parave në llogari jashtë vendit

Shpërndaje

Qytetarët dhe bizneset e Maqedonisë mund të hapin dhe përdorin llogari në shërbimet e huaja të pagesave elektronike si PayPal, Skril dhe të tjerët në fushën e marrjes së parave pasi Banka Popullore e shfuqizoi këtë rregullore dje, përcjell FLAKA.

Aktualisht, në Maqedoni, Paypal dhe shërbime të tjera funksionojnë vetëm për pagesa. Seanca e djeshme e Këshillit të Bankës Qendrore të Maqedonisë miratoi ndryshime në vendimin për mënyrën dhe kushtet në të cilat institucionet jo-bankare dhe qytetarët e vendit do të jenë në gjendje të hapin dhe mbajnë llogari jashtë vendit. Kjo hap mundësinë që qytetarët e Maqedonisë, si të fundit në rajon, të përdorin shërbime alternative pagesore jo-bankare.

Bëhet fjalë për festimin e nisjes së një nisme shumëvjeçare nga entuziastët e vendit tonë për funksionimin e plotë të PayPal në Maqedoni. PayPal duhet të lëviz tani, pasi mundësimi i shërbimit të jetë funksional nuk do të thotë automatikisht zbatimi i tij, pasi vendimi përfundimtar i mbetet operatorit.

Një liberalizim i tillë i operacioneve të pagesave do të mundësojë mënyrë më të lehtë për shitjen e produkteve dhe shërbimeve të Maqedonisë në tregjet e huaja. Vitet e fundit, qytetarët e Maqedonisë kanë përdorur shërbime PayPal përmes vendeve fqinje.