Rama i zgjidh hallin e 70 deleve çobanit nga Vlora (Foto)

Shpërndaje

Një qytetar i është ankuar kreu të qeverisë për një aksident që ka ndodhur disa ditë më parë në Vlorë. Qytetari, çoban i rreth 70 dhënëve është ankuar se një makinë i ka shtypur bagëtinë.
Ai i shkruan kryeministrit se pas aksidentit ka bërë denoncim në polici, por forcat e rendit nuk kanë marrë asnjë masë.
Pas ndërhyrjes së kreut të qeverisë, policia është vënë në lëvizje dhe ka kapur autorin e aksidentit.

Kryeministri e poston në Facebook një këtë ngjarje, si pjesë e historive të suksesit të qeverisjes së tij. Ajo që bie në sy është se përse policia nuk ka marrë asnjë masë përballë një aksidenti të tillë. Është e njëjta polici që nga kryeministri mburret si më e mira e çdo qeverisje, kur në fakt denoncimi i qytetarit tregon një polici totalisht të paaftë.