Filipçe: Gjashtë persona po testohen, njëri prej tyre epidemiolog

Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka njoftuar se për momentin për korona virus po testohen edhe gjashtë persona nga Dibra.

Ai tha se katër nga personat kanë pasur kontakt me një person të prekur dhe për momentin po testohen.

“Katër nga personat që po testohen, kanë pasur kontakt me të sëmurë nga Dibra. Një epidemiolog dhe një laborant, gjithashtu nga Dibra, të cilat janë pa simptome të korona virusit. Por edhe pse janë pa shenja, është e rëndësishme të bëhen tested he kontrollë të gjendjes së tyre. Edhe një person nga diaspora po testohet për korona virus në Qendrën për Shëndet Publik në Manstir. Rezultatet do të jenë gati brenda disa orëve”, tha Filipçe./TV21