Rrugët në Tetovë ende me emra si Lenini e Tito, Komuna i ka ndërruar në vitin 2007, por Regjistri Qendror s’di gjë

Shpërndaje

Institucionet shtetërore nuk i njohin emrat e rrugëve në qytetin e Tetovës që komuna i ka ndërruar me një vendim të këshillit komunal në vitin 2007.

Emrat e rrugëve si “Iliria”, “Mehmet Pash Deralla”, “Sami Frashëri” dhe “Abdyl Frashëri, shfrytëzohen vetën nga komuna e Tetovës në komunikim me qytetarët, ndërsa në dokumentacionet e qytetarëve qëndrojnë emra dhe data të rëndësishme të ish sistemit Jugosllav.

Kryetari i këshillit komunal të Tetovës Bekim Memeti thotë se komuna i ka kryer të gjithë procedurat e nevojshme, për t’u shfrytëzuar emrat e ri.

“Komuna e Tetovës i shfrytëzon ata ndryshime që kanë kaluar në këshill dhe me ato ndryshime dhe ato emërime në i përdorim edhe me institucione tjera, sa i përket ndryshmeve tjera ajo është punë e Regjistrit qendrorë, i cila duhet t’i regjistrojë ato dhe kështu mbarojnë të gjitha procedurat ligjore sa i përket ndryshmeve”, theksoi Bekim Memeti.

Por nga regjistri qendror thonë se komuna e Tetovës nuk ka dorëzuar asnjë kërkesë për ndryshim të emrave.

“Momentalisht në regjistrin qendrorë nuk ka arritur asnjë kërkesë për ndryshim të emrave nga komuna e Tetovës”, thonë nga Regjistri Qendror.

Ndryshe në qytetin e Tetovës rrugët akoma mbajnë emrat si: Lenini, Josi Bros Tito dhe shumë personalitete të njohura komuniste. Përveç emrat e rrugëve, reagime vazhdimisht ka edhe për emtat e shkollave, për të cilët këshilltarët e Komunës së Tetovës në asnjë rast nuk janë bërë bashkë për t’i zgjidhur./TV21