Sela: Lavdi Dëshmorëve të Kombit, respekt dhe përkulje deri në pafundësi!

Shpërndaje

5 Maji, tani më i njohur si “Dita e Dëshmorit” është një datë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe me vlerë të veçantë për Kombin tonë.

Kjo është dita kur përkujtojmë të gjithë të rënët për Atdhe në periudha të ndryshme historike.

Përkujtimi i sakrificës dhe gjakut të derdhur përbën udhërrëfyesin e një Kombi, prandaj përkujtimi nënkupton edhe kthim të kokës prapa, për të parë rrugën që ka përshkuar Kombi, për të kuptuar se nga kemi ardhur dhe ku duam të arrijmë, kjo përbën një rrugë që çdo njëri prej nesh nuk duhet devijuar për asnjë moment, duke qenë vigjilent dhe të përkushtuar për të ruajtur rrugën e trasuar përmes sakrificave dhe gjakut të Dëshmorëve.

Sot, është dita kur përkulemi para veprës dhe sakrificës sublime të gjithë të rënëve për Atdhe.

Lavdi Dëshmorëve të Kombit, respekt dhe përkulje deri në pafundësi.

Me respekt, Ziadin Sela