Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë ardhur nga Italia janë bllokuar në kufirin Tabanoc (Video)

Shpërndaje

Shtetas të Maqedonisë së Veriut janë bllokuar në vendkalimin kufitar “Tabanoc”. Kjo për shkak se kanë ardhur nga Italia, ndërkaq nuk i lejojnë të hynë në vendin tonë.

Kanë bërë testin dje, ka rezultuar negativ, ndërkaq tash nuk mund të hynë në RMV.

Ata thonë se nuk kthehen prapa dhe as pranojnë të hynë në karantinë shtetërore, pasi siç thonë janë të shëndetshëm dhe se testi është negativ.

“Kërkojmë që menjëherë të na zhbllokojnë”, thanë qytetarët e bllokuar.