Këshilli i etikës në media (KEM) reagon ndaj raportimit joetik dhe joprofesional

Shpërndaje

Këshilli i etikës në media (KEM) vazhdon të reagojë ndaj rasteve të shpeshtuara të raportimit joetik dhe joprofesional, veçanërisht për përhapjen e spekulimeve te disa media lidhur me pendeminë e koronavirusit. Raportimi i njëanshëm dhe spekulativ në këto kushte mund edhe më tepër të shtojë shqetësimin e panikun dhe të nxisë sjellje joracionale te qytetarët.

Nga momenti i shpalljes së gjenjdes së jashtëzakonshme deri sot, deri te Komisioni i ankesave të KEM janë dorëzuar 47 raste të raportimit joetik dhe joprofesional, prej tyre, pjesa më e madhe (31 ankesa apo 66 për qind të rasteve) kanë të bëjnë me raportimin rreth pandemisë së koronavirusit. Shkelje e nenit 1 të Kodit të gazetarëve, i cili fton për publikimin e lajmeve të sakta dhe të provuara është konstatuar në 39 për qind të rasteve të paraqitura, ndërsa shkelje të nenit 8 të Kodit të gazetarëve, respektivisht për informim senzacionalist është konstatuar në 35 për qind të rasteve.

Opinion reagon edhe ndaj përpjekjeve për politizimin e krizës të koronavirusit në media, dhe një pjesë e rasteve të paraqitura në KEM është përcaktuar se gazetarët nuk sigurojnë distancë profesionale ndaj subjekteve politike, respektivisht shkelin nenin 14 të Kodit të gazetarëve (32%). Mediat nuk guxojnë të përdoren për përçarjen e njerëzve në qërim hesapesh politike, ndërsa koronavirusi nuk guxoj të jetë “armë” që do të përdoret prej çdo politikani, pa dallim nëse bëhet fjalë për pushtetin apo opozititën, për fitimin e pikëve politike.

Në 16 për qind të rasteve bëhet fjalë për shkeljen e neneit 2 të Kodit të gazetarëve, sipas të cilit plagjiatura është e papranueshme, ndërsa citatet nuk guxojnë të përdoren duke mos theksuar burimin ose autorin. Nëse informacioni është huazuar, burimi duhet patjetër të përmendet. Në këtë kontekst, KEM fton median qartë dhe pa hamendje të përmendin burimin dhe autorin kur huazojnë përmbajtje prej ndonjë medium tjetër ose prej mediave sociale.

Praktikë pozitive është që rritet numri i rasteve të zgjidhura përmes ndërmjetësimit, ndërsa në këtë drejtim Komisioni i ankesave i KEM përshëndet edhe gatishmërinë e mediave të korigjohen kur do të konstatohet ndonjë lëshim në përmbajtjen e tyre.

KEM do të vazhdojë të mbikqyrë mënyrën e informimit në media, si të atyre që janë pjesë e anëtarësisë sonë, ashtu edhe të atyre mediave që ende nuk janë anëtarësuar dhe do të ftojmë në respektimin e plotë të Kodit të gazetarëve si parakusht për raportim profesional. Vetërregullimi është mënyra e vetme e sigurtë që mediat të përmirësojnë praktikat e tyre gjatë raportimit, duke mbrojtur lirinë e shprehjes dhe të raportimit, pa mos u përballur me mekanizma tjerë të kontrollit ose “të gjykohen” për punën e tyre.