Trump: Nuk i dëgjoj ekspertët për koronavirusin

Shpërndaje

Pasi që numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në SHBA tejkaloi 3 milionë njerëz, dhe regjistrim të rekordit të dytë ditor të mbi 60.000 të të infektuarve, presidenti amerikan, Donalld Trump tha se vendi i tij është në “pozitë të mirë” dhe pranon se “nuk i dëgjon ekspertët e tij”, shkruan “Gardian”.

Ai gjithashtu e kritikoi publikisht mjekun Entoni Fauçi, ekspertin më me ndikim në shtabin e Shtëpisë së Bardhë për luftë kundër koronavirusit, i cili në fillim të javës tha se SHBA-ja është “ngujuar në valën e parë” të pandemisë.

SHBA-ja ka numër më të madh të rasteve të vd*ekjes nga koronavirusi në botë – mbi 130.000 viktima.

“Nuk dakordohem me të. E dini, doktor Fauçi tha se “mos mbani maska” dhe tani bën thirrje t’i mbajmë. Edhe ju e dini, ai tha shumë gjëra: Mos e mbyllni Kinën, mos e ndaloni Kinën. Dhe unë megjithatë e bëra atë. Nuk i dëgjova ekspertët e mi dhe e ndalova Kinën”, tha Trumpi në intervistën për Grej TV që do të emetohet të dielën.

Në fillim të krizës, Fauçi rregullisht e njoftonte opinionin amerikan për gjendjen me koronavirusin, por për shkak të tensioneve me Trumpin, eksperti ndërpreu së paraqituri në mediume.

Shumica e funksionarëve të lartë të republikanëve dhe nëpunësve këshillojnë të mbahen maska. Por, Trumpi refuzon të mbajë maskë në vende publike dhe i këshillon amerikanët ta bëjnë të njëjtën gjë.

Një numër i madh i shteteve jugore regjistroi rritje rekorde të numrit të të infektuarve m koronavirus në disa javët e fundit nga lehtësimi i masave nga fundi i majit.

Megjithatë, Trumpi premtoi se në dy deri katër javët në vijim “mendon se SHBA-ja do të jetë në formë shumë[ të mirë”. Ai paraprakisht disa herë tha se virusi thjeshtë do të zhduket dhe se 99 për qind e rasteve nuk janë të rrezikshme.