Grubi: Qeveri e përgjegjshme e cila i del në ndihmë qytetarëve dhe kompanive te prekura nga pasojat e shkaktuara nga pandemia CoVid-19

Shpërndaje

Zv.kryeministri Artan Grubi në një postim në facebook njofton për masat e marra nga qeveria për pakon e katërt të masave ekonomike, transmeton ALBAZONE MEDIA.

Qeveri e përgjegjshme e cila i del në ndihmë qytetarëve dhe kompanive te prekura nga pasojat e shkaktuara nga pandemia CoVid-19.

Sot e miratuam pakon e katërt më të madhe të ndihmës financiare prej 470 milion euro për përkrahje të rrogave të qytetarëve dhe të kompanive.

Këto masa janë të vlerësuara si më të targetuara dhe më të qarta për implementim më efikas dhe kanë përkrahjen e odave ekonomike dhe eksperteve.