Anthony Joshua ka vetëm disa fjalë pas triumfit ndaj Kubrat Pulevit

Shpërndaje

Anthony Joshua ka arritur të mbrojë titujt e tij në kategoritë, IBF, WBA, WBO dhe IBO, pasi mposhti bullgarin, Kubrat Pulev.

Joshua e rrëzoi dy herë në raundin e tretë mes tyre, por përfundimtarja ishte në raundin e fundit, kur Joshua nokautoi Pulevin për të triumfuar në këtë meç.

Pas përfundimit të meçit, Anthony Joshua ka dashur të thotë vetëm disa fjalë.

“Më pak fjalë, më shumë aksion, më pak fjalë më shumë aksion. Nuk dua as të bëjë intervistë, dua vetëm që fansat ta vlerësojnë. Urime Krishtlindjet, shihemi në 2021”, ka thënë Joshua.