Ndërroi jetë Enver Maliqi, biznesmeni i njohur dhe zv/kryetari i Shkupit

Shpërndaje

Pas komplikimeve nga virusi Kovid-19 sot në mëngjes ka ndërruar jetë Enver Maliqi, biznesmeni i njohur shkupjan, që aktualisht po kryente edhe detyrën e zëvendëskryetarit të Qytetit të Shkupit.

Sipas bëhet e ditur, Maliqi ndërroi jetë sot në mëngjes në spitalin “Sistina” në Shkup, pas komplikimeve që kishte me koronavirusin. Ai paraprakisht dhjetë ditë më pare po kurohej në Klinikën për sëmundje infektive, përcjell INA.

Sipas spitalit “Sistina”, Maliqi ishte sjellë në gjendje të rëndë dhe se mjekët gjatë tërë natës kanë tentuar që ti shpëtojnë jetën, por ka qenë e pamundur.

Familjarët kanë njoftuar se sot do të bëhet ceremonia e varrimit duke u përkujdesur sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.

Maliqi ishte i njohur si biznesmen i suksesshëm me kompaninë e tij “Gemak Trade”, ndërsa ishte edhe në personalitet i çmuar, që së fundi ishte emëruar edhe konsull nderi i Meksikës. Në zgjedhjet e fundit lokale fitoi si këshilltar që më pas të marr postin e zëvendëskryetarit të Shkupit. Maliqi ka shumë investime të realizuara në Shkup dhe rajon.

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA i shpreh ngushellim familjes Maliqi, kurse te ndjerin Zoti e shperleft me Xhennet!