Vazhdimi i gjendjes së krizës para deputetëve

Shpërndaje

Propozim vendimi i Qeverisë, me të cilin duhet të mundësohet zgjatja e afatit për situatën e krizës në territorin e vendit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, është mes pikave të rendit të ditës në seancën e sotme të 25-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përmes këtij vendime duhet të mundësohet që të vazhdohet edhe për 6 muaj gjendja e krizës për shkak të koronavirusit. Aktualisht vendi është në gjendje krize një mujore të shpallur më 20 nëntor nga an e Qeverisë me kërkesë të Këshillit të Sigurisë.