VV sqaron nëse Kurti mund të garojë në zgjedhjet e ardhshme

Shpërndaje

Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së në VV, ka sqaruar në Debat Plus rreth interpretimit se Albin Kurti dhe disa deputetë të tjerë, s’mund të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen pas shpalljes së vendimit të Kushtetueses, e cila hodhi poshtë votën e deputetit Etem Arifi.

Ai tha se ky është një interpretim i gabuar, transmeton IndeksOnline.

“Intepretim i gabueshëm, i pashë disa publikime të tilla, z.Kurti dhe të tjerët janë të dë*nuar me kusht, në bazë të kodit penal, dë*nimi me kusht nuk ka efekte dhe pasoja juridike, s’ka dë*nim plotësues.

Po ashtu aktgjykimi i Kushtetueses e ka qartësuar nenin 21 të Ligjit për Zgjedhje, me ndërlidhje me nenin 70 pika e 6-të, që nënkupton se personat e dë*nuar me një vit e më shumë burg me vendim të formës së prerë, nuk mund të jenë kandidat dhe deputet.

Kjo situatë është e qartë dhe është një keqkuptim në rastin më të mirë”.