“Ballistët” në aksion, pastrojnë lumin Shkumbin (Foto)

Shpërndaje

Në mungesë të NPK-Tetovë që duhet të merret me pastimin e vendeve publike, sot në terren kanë dalë një grup tifozësh nga “Ballistët” dhe “Futsal Shkëndija” dhe kanë pastruar shtratin e lumit Shkumbin, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Njoftimi i plotë nga “Ballistët”:

Sot, me datë 20.09.2021 shoqata e tifozëve ”Ballistët” dhe ”Futsal Shkëndija” filluan me pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin.

Gjithashtu ju njoftojmë se edhe nesër vazhdon pastrimi, dhe kush do të bashkangjitet takimi do bëhet në ora 12:00 tek Xhamia e Larme.