Në Mavrovë shtresa e dëborës arrin 19 centimetra

Shpërndaje

Moti në shtet do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të dëborës, reshje të rrëmbyeshme priten pasdite dhe në orët e mbrëmjes në pjesët lindore. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6 gradë Celsius.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), më së shumti dëborë ka rënë në Mavrovë, ku shtresa e dëborës arrin 19 centimetra, në Dibër 17, Pozharanë 12, Shtip 9, Lazaropole dhe Tetovë 8 centimetra, në Berovë 7, Krushevë dhe Vinicë 6, Gjevgjeli dhe Dojran 5, Strumicë, Demir Kapi, Kriva Pallankë dhe Kumanovë 4, në Prilep 2 dhe një centimetër në Pretor dhe Topollçan.

Moti nesër do të jetë me vranësira të ndryshme, paradite me reshje të përkohshme dhe kryesisht të dëborës, ndërsa kah fundi i ditës vende-vende do të ketë reshje të shiut. Pastaj deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm me reshje të përkohshme, të cilat për shkak të ngrohjes do të jenë kryesisht të shiut.