Ordanovski: Ideja e Ali Ahmetit për kryeministër shqiptar e koordinuar me VMRO-DMNE-në

Shpërndaje

Analisti maqedonas Sasho Ordanovski vlerëson se ideja e kryetarit të BDl-së për kryeministër shqiptar mund të jetë e koordinuar me VMRO-DPMNE-në, si strategji për rikthim në pushtet të koalicionit mes këtyre dy partive.

Si bazë për dyshimet e veta, Ordanovski përmend heshtjen e plotë të VMRO-DPMNE-së lidhur me këtë ide, si dhe të gazetarëve dhe analistëve të afërt me VMRO-DPMNE-në, që zakonisht krijojnë histeri antishqiptare edhe për çështje shumë më të vogla se ideja për kryeministër, transmeton Gazeta Lajm.

Idenë për “kryeministrin shqiptar” Ordanovski e krahason me idetë e mëhershme të BDI-së për presidentin konsensual dhe me Platformën e Tiranës, të plasuara si ide në favor të shqiptarëve, por që qëllimin real kanë pasur t’i ndihmojnë VMRO-DPMNE-së.